Si lahen jaknet me pupla , mbushje ( mont jaknet ) në lavatriqe?
Më në fund erdhi koha të palojmë në dollapet tona jaknet e ngrohta të dimrit me mbushje, pupla.
Para se ti paloni mund ti lani në lavatriqën tuaj pa problem duke ndjekur rregullat në vazhdim.
Jaknës ja mbërtheni të gjithe patentët dhe ja përthekoni te gjitha pullat.
E vendosni në lavatriqe dhe e zgjedhni programin “hand wash” te lavartiqet e Samsungut dhe Whirpool.
Zgjedhni temperaturen 30 gradë.
Nëse i keni, vendoseni brenda me jakne disa topa tenisi, kjo ndihon që mbushja në mbrendësi të jaknës të mos mblidhet në një vend.
Perdorni detergjent të lëngëshëm për roba të ngjyrosura.
Aplikoni shpërlarjen e dyfishtë.
Aplikoni shtrydhjen në shpejtësi minimale, preferohet 400 rrotullime.
Jaknën duhet tharë afër burimit të nxehtësisë duke e vendosur në varëse apo mbështetësën e karrigës.Nëse koha e lejon e thani në ballkon.
Kohë pas kohe e shkundeni jaknën në menyrë që mbushja të kethehet në vendin e vet.
Ska Komente