Pastroni dhe dezinfektoni rrobalarsen tuaj
Edhe rrobalarësja juaj ka nevojë të pastrohet kohë pas kohe.
Me kohë papastërtia e rrobave mblidhet në pjesë të caktuara në rrobalarese e veqanarisht në kazan dhe në gomen rreth derës së lavatriqës.
Preferohet së paku dy herë në vit ta pastroni rrobalaresen tuaj.
Gomën rreth derës e pastroni duke mënjanuar me kujdes papastërtinë posaqërisht duke depërtuar në pjesët e mbrendshme të gomës me leckë dhe ujë e pastaj duke e dezinfektuar me leckën e lagur në uthull të bardhë. E leni derën e hapur të teret plotësisht para përdorimit.
Sirtarin në të cilin vendoset detergjenti dhe zbutësi mundësisht nxjereni jasht dhe pastrojeni me ujë të vakët e më pastaj e thani para se ti ktheni në vend.
Preferohet që kohë pas kohe të kontrollohet filteri në fund të makinës nëse është mbushur me mbetje nga pastrami i rrobave.
Më së miri kazanin e pastroni duke përdorë sodë bikarboni dhe uthull apo lëng limoni. Rrobalarësja duhet të jetë e zbrazët.
Në sirtarin e detergjentit qitni 2 lugë sodë bikarboni dhe gjysmë filxhani uthull të bardhë. Mbyllni sirtarin dhe derën e makinës. Programoni makinën tuaj në ciklin më te gjatë të larjës dhe të temperaturës më të lartë .
Lëreni makinë tuaj ta përfundoj tërë ciklin deri sa soda bikarbone dhe uthulla (ose lëngu I limonit ) do ta pastrojnë në tërësi mbrendësinë e makinës.
Në këtë mënyrë ju do ta dezinfektoni makinën, do ti mënjanoni aromat e pakëndshme (nëse paraqiten) si dhe mbetjet e detergjentit. Kjo veçanarisht ështe e nevojshme po që se keni problem me korodim (ndryshk) në rrobalarëse.
Veprimin e pastrimit të tillë e persëritni çdo tre muaj po që se shpesh lani rroba me përmbajtje yndyrore apo rroba puntorësh.
Ska Komente